Nëna nuk e ka ditur deri në ora tetë e mbrëmjes që fëmija është therur. Vogëlushi 7 vjeçar ka mbetur i shtrirë për rreth gjysmë ore në rrugë me gjakderdhje të madhe.

Zvicra është tronditur sot nga vrasja makabre e vogëlushit shqiptar në qytetin e Baselit nga një grua e moshuar 75 vjeçare.

“Nëna e djalit nuk e ka ditur rastin si ka ndodhur deri në ora tetë e mbrëmjes, pasi që policia i ka thënë asaj një makinë e ka goditur. Ajo këtë ka kujtuar, sepse nuk e kanë lënë ta shoh djalin e saj”, tregon një i afërt i familjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit“.

„Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe“, merr vesh albinfo nga burime të afërta të familjes.