Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së sonte mori vendim me të cilin vendoset që partia të merr pjesë në Qeverinë teknike.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski tha se një vendim të tillë pret edhe nga Komiteti Qendror i partisë, ndërsa arsyeja për një vendim të këtillë është për shkak se gjendja nuk ka qenë asnjëherë më keq.

“Maqedonia është në një situatë aq të keqe sa nuk ka parregullsi që nuk është bërë nga qeveria”, tha Mucunski

Ai shtoi se vendimi për të marrë pjesë në qeverinë teknike nënkupton emërimin e personave nga partia për funksionet në atë qeveri.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj, e mërkurë, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë më 24 prill, po ashtu e mërkurë.