Instituti për sëmundje të mushkërive te fëmijët – “Kozle” me vendim të Qeverisë është shndërruar në Klinikë Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski  në fjalimin e tij bëri të ditur se Qeveria në seancën e tetorit e ka marrë këtë vendim dhe theksoi se “Kozle” për 7 dekada ka dëshmuar profesionalizëm dhe përkushtim.

“Kozle” për më shumë se 70 vjet është simbol i profesionalizmit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve, dhe me zgjerimin e veprimtarisë meriton të përmirësohet dhe të hapen mundësi për zhvillim të mëtejmë të këtij institucioni. Me këtë vendim mundësohet zgjerimi i veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor nëpërmjet kujdesit shëndetësor specialist-konsultativ dhe spitalor dhe veprimtarisë shëndetësore në nivel terciar në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike”.

Ministri i shëndetësisë fatmir Mexhiti tha se Klinika Universitare Kozle, e cila ekziston si institucion prej 72 vitesh, është e vetmja qendër në Ballkan që trajton ekskluzivisht sëmundjet e frymëmarrjes tek fëmijët. Ai theksoi se këtu kryhen në nivel vjetor mbi 35 mijë ekzaminime dhe mbi 4 mijë hospitalizime të fëmijëve me sëmundje respiratore .

“Ky është një hap i madh përpara për institucionin dhe një njohje e punës dhe angazhimit të përkushtuar të drejtuesve dhe të gjithë stafit mjekësor dhe jomjekësor, të cilët aplikojnë një qasje eksperte dhe multidisiplinare në fushën e sëmundjeve të frymëmarrjes tek fëmijët dhe fibrozës cistike”.

Drejtori i spitalit “Kozle” Jeton Ziberi tha se vendimi që të shndërrohet instituti në klinikë universitare është një arritje historike.

“Pas vendimit që të transfermohemi në klinikë universitare qëndrojnë fakte dhe rezultate impressive. Vetëm për vitin 2023 janë kryer mbi 35 mijë kontrolle ambulantive, mbi 40 mijë hospitalizime dhe shërime të fëmijëve mbi 150 bronoskopë nga të cilat 37 janë me largim të trupave nga mushkëritë e bardha”.

Pritet që me vendimin për ndryshimin e veprimtarisë së këtij institucioni shëndetësor, të arrihet diagnoza  dhe trajtimi më i shpejtë dhe më efikas i pacientëve dhe të ulet presioni ndaj institucioneve të tjera, duke ofruar kujdes shëndetësor më të aksesueshëm dhe cilësor për pacientët, tha Kovaçevski.