Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në mbledhjen e sotme të Rijasetit ka shkarkuar myftiun e Tetovës, Qani Nesimi dhe myftiun e Strugës, Salim Sulejmani. Ne një komunikatë drejtuar mediave, BFI informon se Rijaseti diskutoi dhe analizoi aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023.
“Rijaseti e cilësoi si të suksesshëm këtë vit për sa i përket aktiviteteve fetare të organizuara nga organet dhe institucionet e BFI-së. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje Rijaseti diskutoi për gjendjen aktuale në Muftininë e Tetovës dhe Muftininë e Strugës, ndaj të cilëve u soll vendim unanim nga Rijaseti i BFI-së, për shkarkimin nga detyra e Muftiut të Muftinisë së Tetovës, Qani Nesimi dhe në vend të tij për ushtrues detyre deri në zgjedhje të reja të Muftinisë së Tetovës u emërua Ushtrues Detyre Mufti dr. Selver Xhemaili”, thuhet në njoftimin e BFI-së.
Po ashtu, vijon më tej njoftimi i BDI-së, nga detyra u shkarkua edhe Muftiu i Muftinisë së Strugës, Salim Sulejmani, në vend të të cilit u emërua Ushtrues Detyre Mufti i Muftinisë së Strugës, mr. Jusuf Ismaili, deri në zgjedhje të reja.
“Rijaseti i BFI e RMV, si organi më i lartë kolektiv, vendimet e lartëpërmendura i mori për ta ruajtur unitetin e popullatës muslimane në vendin tonë si dhe për ta ruajtur integritetin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së”, përfundon njoftimi i BFIM-së.
Paraprakisht, myftiu i Tetovës, Qani Nesimi sot nëpërmjet një video-konference kundërshtoi mbledhjen e Rijasetit, duke e akuzuar Resin Shaqir Fetahu se punon kundër rregullores dhe Kushtetutës së BFI-së, ndërsa i kërkoi që në ftesat për mble