Gjoko Velkovski të premten është shkarkuar nga posti i Sekretarit të Qytetit të Shkupit, ndërsa arsyeja e shkarkimit thuhet të jetë ndikimi i tij në një procedurë kontestuese tenderore për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në vlerë prej 136 milionë euro, mjete të siguruara nga BERZH dhe EIB. .

“Velkovski, të premten është shkarkuar së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Ujit dhe i Kanalizimeve Zlatko Perinski për shkak të tentativës për të ndikuar, të cilat konsiderohen si tendencë që vërteton dyshimet e bazuara të Qytetit të Shkupit për arbitraritet dhe sjellje të papërshtatshme në procedurë për zgjedhjen e një kontraktori në tenderin milionësh.

Qyteti i Shkupit nuk do të lejojë shpenzimin e kotë të parave të qytetarëve të Shkupit, as financimin e interesave personale dhe të ngushta partiake. Shkupi është qyteti i të gjithëve”, thuhet në njoftim.