Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për ndjekjen e paligjshme të komunikimeve në rastin “Target Fortesa” në të cilën siç është e lajmëruar duhet të dëshmojë kryeministri Zoran Zaev.

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Zheneta Begtoviç dhe përfaqësueses i padisë është Lençe Ristevska.

Për rastin deri më tani ka dëshmuar Zoran Verushevski, Gjorgji Llazarevski dhe Svonko Kostovski.

Sipas aktit të prokurorisë, nëpërmjet tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri më vitin 2015 në mënyrën të paligjshme janë përgjuar 4.286 numra telefonikë për të cilët aspak nuk është dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është përgjuar para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së afatit për urdhrat e gjykatës për 1.541 numra telefonik apo gjithsej 5.827 numra telefonikë. Të përgjuar kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë.