Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski në një konferencë për media njoftoi se është duke u bërë kontrolli i të gjitha licencave të lëshuara në përputhje me Ligjin për ndërtimtari dhe Ligjin për planifikim urban.
Ai bëri të ditur se nga inspektimi i kryer deri më tani janë konstatuar këto:
Nga mbi 1100 licenca të lëshuara janë kontrolluar gjithsej 643 licenca.
Në rastin e 97 licencave u konstatua se pas dhënies së licencave, personat juridikë kanë pushuar së përmbushuri kërkesat ligjore në bazë të të cilave janë lëshuar, për çka do të merren vendime për heqjen e licencave.
E shprehur në numra, kjo do të thotë:
13 personave juridikë ju është hequr licenca A për kontraktorët e kategorisë së parë të ndërtimit
34 personave juridikë ju është hequr licenca B për kontraktorët e kategorisë së dytë të ndërtimit,
2 personave juridikë ju është hequr licenca A për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së parë,
6 personave juridikë ju është hequr licenca B për mbikëqyrjen e ndërtimit të objekteve të kategorisë së dytë,
3 personave juridikë ju është hequr licenca A për projektimin e objekteve të kategorisë së parë,
20 personave juridikë ju është hequr licenca B për projektimin e objekteve të kategorisë së dytë,
2 personave juridikë ju është hequr licenca B për auditimin e dokumentacionit të projektit për ndërtesat e kategorisë së dytë, 1 personi juridikë i është hequr licenca për menaxher për mirëmbajtjen e objekteve të kategorisë së parë dhe të dytë,
16 subjekteve juridike iu është hequr licenca për përgatitjen e planeve urbanistike, njoftoi ministri i Transportit Nikolloski.
Ai paralajmëroi edhe ndryshime ligjore që do të kontribuojnë në përmirësimin e situatës në procesin e licencimit.
Comments are closed for this post.