Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski dhe ministri britanik për ekonomi dhe eksport, Gareth Thomas, nënshkruan Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik ndërmjet qeverive të Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Londër, e cila i siguron vendit vëllimin më të madh të mjeteve deri tani prej pesë miliardë funte për realizimin e projekteve kapitale.

Nikolloski, i cili kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ministrja e Arsimit Vesna Janevska dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore, Sinisha Ivanovski, dje zyrtarisht filloi vizitën e tij në kryeqytetin britanik me një takim me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Financave.