Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Në disa vende do të ketë vranësira të pakta, si dhe do të fryjë erë mesatare veriore.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 10 deri 20 gradë Celsius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 26 deri 37 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë, si dhe do të ketë rritje të temperaturave ditore.