Izet Mexhiti nga opozita shqiptare thotë se parimi fitues me fitues në zgjedhje nuk vlen më dhe se është shkelur pikërisht nga BDI në vitin 2016.

“Ju mbani mend, në vitin 2006 PDSH, edhe pse nuk ishte fituese në bllokun politik shqiptar, u bë pjesë e qeverisë. Në vitin 2008, me marrëveshjen e majit u vendos rregulli që qeveria të formohet nga fituesi me fituesin, pra fituesi i bllokut politik maqedonas të formojë qeveri me fituesin e bllokut politik shqiptar. Por në vitin 2016, ishte BDI që e prishi atë marrëveshje. Në atë kohë VMRO-DPMNE kishte fituar 51 deputetë në ato zgjedhje, ndërsa LSDM 49. Dhe atëherë BDI e prishi marrëveshjen dhe formoi Qeverinë me LSDM-në. Nga këndvështrimi i sotëm është mirë që është bërë në këtë mënyrë për hir të interesave strategjike të shtetit. Por kur thyen një rregull, atëherë nuk ke më të drejtë t’u kërkosh të tjerëve ta respektojnë atë rregull. Ky rregull nuk zbatohet më”.

Mexhiti ka dhënë një koment shtesë lidhur me të ashtuquajturat parimi “fituesi me fitues” dhe theksoi se edhe BDI-ja nuk ka të drejtë ta respektojë atë parim tashmë të braktisur nga një aspekt tjetër.

“Tani pas 20 vitesh në pushtet, për shkak të forcës së Vlen, Ali Ahmeti kërkoi shpëtimin nga bashkësitë e tjera etnike, nga turqit, romët, boshnjakët. Është legjitime, por tani Ahmeti nuk mund të quhet se ai me BDI është opsioni shqiptar, sepse tani vetëm Vlen është opsion i pastër shqiptar. Bën ndryshim në vota bashkë me partitë e tjera etnike, dhe bën thirrje për shqiptarët! Përveç kësaj, në VMRO-DPMNE janë të përfaqësuara edhe komunitetet më të vogla etnike. Prandaj, asnjë argument nuk shkon në favor të tyre dhe jemi të bindur se në datën 8 maj do të jemi me numrin më të madh të votave nga shqiptarët dhe numrin më të madh të deputetëve shqiptarë.