E dinit që Dukesha e Sussexit ka pasur një Instagram sekret? Nëse as ju nuk ishit në dijeni deri më tani, nuk jeni vetëm.
Deri para pak javësh Meghan Markle ka qenë aktive në Instagram me një profil sekret, të cilin e përdorte për të ndjekur miqtë dhe të afërmit e saj.

Para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, madje ka pasur edhe një blog personal të quajtur The Tig, ku shkruante çdo gjë.

Sapo shpalli fejesën me Princ Harryn, ajo u detyrua t`i mbyllte profilet e saj.

Me sa duket, Meghan ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe një përdoruese e Instagramit me anë të një profili sekret, të cilin e mbylli për Krishtlindje.

Sipas Daily Mail, Meghan e çaktivizoi profilin për të mbrojtur shëndetin e saj mendor, pas komenteve të ashpra që lexonte aty.

Rikujtojmë që në periudhën e Krishtlindjeve, për shkak të një keqfunksionimi të Instagramit, profili i dikurshëm i Meghan u bë aktiv për pak minuta. Rastësi?