Alban Ramosaj momentalisht është duke shijuar ditët e pushimeve përrallore në Bali të Indonezisë. Këngëtari shqiptar na ka përditësuar çdo herë me foto e video nga aventurat e tij atje.

‘Instagram-i’ i tij është pushtuar nga foto të vendeve ekzotike, ‘selfie’, momente të aventurave të tij, si dhe foto me miqtë që gjenden pranë tij. Por fotoja e fundit është me të vërtetë e guximshme dhe të gjithë janë habitur.

Këngëtari i talentuar ka publikuar një foto ku shfaqet krejtësisht lakuriq në një plazh duke improvizuar skulpturën e famshme të Mikelanxhelos dhe nga përshkrimi na tregoi se autorja e kësaj foto është modelja Anada Nikollari.

Nuk ndodh shpesh, për të mos thënë asnjëherë që VIP-at shqiptarë të postojnë foto të tilla dhe Albani u tregua shumë i guximshëm.