Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka deklaruar se së paku 94 gazetarë janë vrarë në Gaza, Izrael dhe në Liban, gjatë luftës në Gaza dhe më pas shtrirjen e saj në disa territore më të gjera në Lindjen e Mesme.

Dhjetra drejtues të organizatave të lajmeve nga e gjithë bota, duke përfshirë Associated Press, Agence France-Presse, BBC, Daily Maverick dhe Reuters, kanë nënshkruar një letër të hapur duke pohuar solidaritetin e tyre me gazetarët që raportojnë në Gaza.

Letra u koordinua nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve me mbështetjen e Shoqatës Botërore të Botuesve të Lajmeve (WAN-IFRA).

“Për gati pesë muaj, gazetarët dhe punonjësit e medias në Gaza, në masë dërrmuese, burimi i vetëm i raportimit në terren nga brenda territorit palestinez kanë punuar në kushte të paprecedentë”, thuhet në letër.

“Këta gazetarë tek të cilët mediat ndërkombëtare të lajmeve dhe komuniteti ndërkombëtar mbështeten për informacion rreth situatës brenda Gazës, vazhdojnë të raportojnë pavarësisht rrezikut të madh personal.”

Letra vazhdon t’i kujtojë komunitetit ndërkombëtar se gazetarët janë civilë dhe autoritetet duhet t’i mbrojnë gazetarët si joluftëtarë sipas ligjit ndërkombëtar.

Gjithsej të paktën 94 gazetarë janë vrarë në luftën Izrael-Gaza, shumica e tyre ishin palestinezë.