Kryeministri Zoran Zaev sot do të dorëzojë në Kuvend emrat e ministrave që duhet të jenë pjesë e Qeverisë së re kurse propozimi pritet të miratohet gjatë javës së ardhshme në procedurë kuvendare.

Pas rikonstruimit të Qeverisë, kryeministri Zaev, paralajmëroi se do të ketë ndryshime të tjera ku do të përfshihen drejtorë dhe anëtarë të Këshillave drejtuese të ndërmarrjeve publike,

Gjatë ditës së sotme pritet të ndërrohen tetë ministra aktual qeveritar.

Sa i përket ndryshimeve që ndodhin në LSDM, Zaev njoftoi se tani mbetet të emërojnë nënkryetarët e partisë dhe 20 kryetarë të tjerë të degëve.

Ndryshe, ndërrimi i ministrave dhe ndryshimet në LSDM-në vinë si pasojë e aksionit të paralajmëruar ‘fshesa’ që kryeministri Zaev e dha në zgjedhjet presidenciale.