Një 16 vjeçar nga fshati Kuçiçino i Kumanovës mund të jetë viktima e parë e lojës “Balena Blu”, shkruan Fakte. Kjo është bërë publike në emisionin e fundit investigativ “Kod”.

Djaloshi pasi ishte kthyer nga shkolla, ka marrë jetën duke u varur në stallën afër shtëpisë. Edhpse nuk kishte lënë letër lamtumirëse, burime anonime i kanë thënë emisionin se ai ishte viktimë e lojës së rrezikshme ndërkombëtare “Balena Blu”.