Prokurorja e PSP-së Lile Stefanova, e cila e udhëheq lëndën “Perandoria”, sot në Prokurorinë Publike duhet të rrëfehet për rastin “Zhvatja”.

Stefanova dhe shefja e saj në PSP Katica Janeva ishin përmendur në bisedat e incizuara dhe videot të cilat i publikoi edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita”, në lidhje me rastet “Zhvatja” dhe “Perandoria”.

Nga PP-ja deri më tani nuk zbulojnë se a do të thirret dhe kur prokurorja speciale publike Janeva.
Dje, në Prokurorinë Publike ishte thirr për rastin “Reket” që të rrëfehet prokurorja Elizabeta Josifovska nga Prokuroria Speciale Publike.

Josifovska paraprakisht konfirmoi se ajo e ka nënshkruar mendimin pozitiv për kthimin e pasaportës së të dyshuarit në “Perandoria”, Orce Kamçev, por sqaroi se vendimi ishte i Janevës dhe se ajo si zëvendëse e saj ishte e obliguar që ta nënshkruajë, sepse e zëvendësonte derisa ishte për pushime.