Një numër të madh i sendeve të palejueshme janë zbuluar gjatë bastisjeve që janë kryer mëngjesin e sotëm në INP Idrizovë me qëllim të sigurimit të materialeve dëshmuese, informon për MIA-n drejtori i INP Idrizovë – Shkup, Zoran Jovanovski.

Ai theksoi se tashmë kanë përfunduar bastisjet.

“Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup, për shkak të dyshimeve për vepra penale, mëngjesin e sotëm janë kryer bastisje në INP Idrizovë  – Shkup me qëllim të sigurimit të materialit dëshmues”, informon paraprakisht PTHP – Shkup