Me vendim të Qeverisë nga java e ardhshme edhe zyrtarisht do të lëshohet për përdorim pikëpagesa e parë nga dy pikëpagesa në autostradën Demir Kapi – Smokvicë.

Do të jetë pikëpagesa rrugore më e shtrenjtë në Maqedoni, përplot 100 denarë.

Në pikëpagesën e dytë rrugore në po këtë autostradë i cili duhet të fillojë me punë vitin e ardhshëm, do të kushtojë 80 denarë.

Me këtë, për rrugë nga Tabanoci deri në vendkalimin kufitar “Bogorodica”, do të duhet të ndani 340 denarë vetëm për pikëpagesa rrugore./Zhurnal.mk