Krahina Maluku në Indonezi është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 7,7 ballësh, transmeton Anadolu.

Qendra nacionale për meteorologji, klimë dhe gjeofizikë (BMKG) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit është regjistruar 245 kilometra në verilindje të rajonit Maluku jugperëndimor të provincës, në thellësi prej 231 kilometrave.

BMKG nuk dha alarm për rrezik nga cunami. Sipas informacioneve të para tërmeti nuk ka shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Ndërkohë Qendra Amerikane për Vrojtime Gjeologjike (USGS) njoftoi se tërmeti ka një magnitudë prej 7,5 ballësh.

Në tërmetin me fuqi 7,5 ballë që goditi gjirin Palu dhe ishullin Sulawesi më 28 shtator 2018 dhe cunami që pasoi, humbën jetën rreth 4.340 persona.