Manchester City fitoi me rezultat 2-1 ndaj Paris Saint-Germain në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, Pep Guardiola theksoi se nuk ishte aspak e lehtë të luash kundër një skuadre sikurse PSG.
“Në filluam mirë minutat e parë, mirëpo pastaj pranuam një gol. Nuk luajtëm në mënyrën më të mirë të duhur në pjesën e parë, por asnjëherë nuk është lehtë të luash ndaj PSG-së”, ka thënë Guardiola.
“Ju nuk mund të humbisni topin ndaj një kundërshtari të tillë, Neymar, Di Maria ose Mbappe do të jenë gjithmonë aty për të rrezikuar portën”, shtoi ai.
Guardiola vlerësoi se skuadra e tij ishte më mirë në posedimin e topit dhe tregoi se çfarë u tha atyre në dhomat e zhveshjes.
“Luani futboll, tregoni personalitet, nëse humbasim, humbasim. Duhet të jemi vetvetja”, u ka thënë lojtarëve spanjolli.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 maj në “Etihad Stadium”.
Comments are closed for this post.