Sonte (e enjte, 29 prill) do të zhvillohen gjysëmfinalet e para në Ligën e Evropa. Man. Junajted dhe AS Roma pritet të jetë ndeshja kryesore e natës, e cila fillon në orën 21:00.  Gjysëmfinalja tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Arsenal dhe Viljarrealit, kur skuadra londineze do të përballet kundër ish-trajnerit të tyre, Unai Emeri.

‘Djajtë e Kuq’ kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, mirëpo Roma nuk e ka arritur një gjë të tillë dhe do mundohet ta bëjë një gjë të tillë, duke fituar trofeun e Ligës së Evropës. Edhe Arsenali është shumë larg zonës që të dërgon në Ligën e Kampionëve, prandaj do mundohet me gjitha forcat që të arrijë një gjë të tillë në këtë kompeticion, ku fituesi ka të garantuar një vend në futbollin elitar në sezonin e ardhshëm.