Qeveria e Gjermanisë ka dhënë dritë të gjelbër për pranimin e Maqedonisë në NATO dhe se do të kontribuoj që procesi të përfundojë shpejtë, njofton” Deutche Wellle”.

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është “i rëndësishëm për sigurinë në hapësirat euroatlantike”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane, ku shtojnë se kjo është “një impuls i rëndësishëm për stabilizimin e Ballkanit Perëndimor”.

“Themelet për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO janë vendosur. Në shkurt të vitit 2019 vendet anëtare duhet ta nënshkruajnë protokollin për anëtarësim”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Berlinit.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se në politikën e jashtme “Maqedonia e Veriut luan rol konstruktiv në Ballkanin Perëndimor”, çka veçanërisht u dëshmuar “nëpërmjet përgatitjeve për tu pajtuar që të ndryshohet emri nga “Maqedoni” në “Maqedoni e Veriut”, çka ishte dakorduar me Greqinë në qershor të vitit 2018″.