DJ Geek dhe Yll Limani kanë prezantuar për publikun projektin e tyre më të ri muzikor.

“Fjalë” mban titullin kënga e përbashkët e çiftit, e cila është ritmike e zhanrit R&B.

Vija melodike e këngës është punuar nga vet Yll Limani, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur reperi Elinel.

Foto: DJ Geek/Instagram

Kënga është produkt i DJ Geek dhe producentit Deard Sylejmani.

Foto: Yll Limani/Instagram

“Fjalë” është publikuar në kanalin YouTube e vizualizuar edhe me një klip, i cili i përshtatet mjaft mirë tematikës së këngës.

Xhirimet e klipit janë kryer në Prishtinë, gjersa ana vizuale i është besuar produksionit Sekuenca.