Ditët kur do të votohet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, 24 prill dhe 8 maj, do të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Duke marrë parasysh Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë (“Gazeta Zyrtare e RM” nr. 37/24), si dhe Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (“Gazeta zyrtare e RM” nr. 37/24), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pas vendimit të seancës së 14-të të Qeverisë – 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët.

Si ministri i rekomandojmë të gjitha institucioneve dhe punëdhënësve nga sektori privat në territorin e Republikës së Maqedonisë që në ditët jopune t’i zbatojnë konkluzionet e Qeverisë në mënyrë që çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e votës në njësinë zgjedhore ku janë regjistruar, thuhet në komunikatë.