Sheval Muaremi nga Gërçeci është liruar dje pasi ka kaluar disa orë në një stacion policor në Dubai. Për kreun e klanit nga Gërçeci, më 19 mars, ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka firmosur kërkesat për ekstradimin e tij, pasi më herët është lëshuar një urdhër ndërkombëtar.

Sipas burimeve Shevali u la i lirë pasi autoritetet lokale i thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta mbajtur, ndaj e lanë të lirë. Ndryshe, ndaj tij janë dorëzuar prova nga aplikacioni Sky, të cilin policia e Dubait nuk e ka njohur si relevante.

Muaremi dyshohet se është kreu i grupit nga Gërçeci dhe akuzohet për vrasje dhe transport droge dhe u zbulua përmes një operacioni të mbështetur nga institucionet hetimore ndërkombëtare.