Më 27.09.2021 në ora 17.20, në fshatin Ajvatovc të Shkupit është arrestuar Z.Ç.(46) nga Shkupi.

Për të është shpallur fletarrest për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike” në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, personi është dorëzuar në Stacionin Policor në Gazi Babë.