Përplasja mes klubeve që ende nuk kanë hequr dorë nga projekti i Superligës (Juventus, Barcelona dhe Real Madrid) dhe UEFA-s është frontale. Ditët e fundit u lëshua një deklaratë e përbashkët për të denoncuar presionin e qeverisë së futbollit europian për të braktisur projektin. Ceferin i cili arriti një marrëveshje me nëntë klubet e tjera themeluese, që iu nënshtruan po kushte UEFA-s.
Kontradiktat e forta mes Juventusit dhe institucionit më të lartë të futbollit në kontinent janë të dëmshme për të gjithë sistemin italian të futbollit: ky është mendimi i Gabriele Gravinas, presidentit të Federatës Italiane të Futbollit.
“Shpresoj që kjo mosmarrëveshje të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur: të gjithë jemi lodhur pak nga këto qëndrime të kundërta dhe luftës midis këtyre tre klubeve dhe UEFA-s. Shpresoj të jem në gjendje të ndërmjetësoj midis bardhezinjve dhe UEFA-s. Kjo nuk është diçka e mirë për futbollin ndërkombëtar, për futbollin italian dhe për vetë Juventusin”.
Norma anti-Superligë, e miratuar së fundmi parashikon përjashtimin nga kampionati i Serisë A për ata që përqafojnë projekte që nuk janë në përputhje me parimet e futbollit të promovuara nga UEFA dhe FIFA.
“Ne kemi thënë tashmë se Federata e Futbollit respekton rregullat dhe këto parashikojnë mospjesëmarrje në kampionat nëse parimet e vendosura nga federata dhe UEFA nuk pranohen”./ss
Comments are closed for this post.