Një 30-vjeçar i dyshuar për kontrabandë me migrantë është arratisur nga policia e burgut këtë mëngjes ndërsa dilte nga Gjykata Penale në Shkup.
Incidenti ndodhi pasi seanca dëgjimore në ndërtesën e gjykatës përfundoi. Policia e burgut raportoi menjëherë rastin në Ministrinë e Brendshme. Policia e arrestoi pranë Urës së Gurit në qendër të qytetit dhe ai është dërguar në stacion policor.
Gjykata Penale mohoi që personi është arratisur nga godina, kështu që nuk ishte përgjegjësi e gjykatës, por e policisë së burgut që e solli atë në gjyq.
Comments are closed for this post.