Sezoni aktual mund të jetë katastrofik për Liverpool nëse nuk arrin të kualifikohet në Champions League për vitin e ardhshëm.
Edhe pse është në çerekfinale ku do të luajë ndaj Real Madrid, në Premier League gjërat kanë shkuar shumë keq dhe Klopp po mendon të bëjë ndryshime radikale në skuadër me shumë largime. Në listën që kanë drejtuesit janë Xherdan Shaqiri dhe Divock Origi, dy lojtarë me kualitet por që nuk po gjejnë hapësira dhe nuk kanë vlerësimin e duhur nga Jurgen Klopp.
LEXO EDHE:Tërbohen tifozët: ‘Nuk ju intereson Juventusi por vetëm paratë dhe mediat sociale’
Për të dy këta lojtarë, Liverpool pret të arkëtojë në total afro 30 mln euro ndërsa emrat që pritet të lirojnë vend në skuadër vazhdon edhe me 5 të tjerë.
Portieri Adrian nuk ka bindur asnjëherë dhe nuk iu afrua aspak nivelit të brazilianit Alisson dhe do të largohet edhe nëse nuk do të ketë oferta për të. Gjithashtu Harry Ëilson që po bën mirë në Championship me Cardiff ka oferta deri në 25 mln euro dhe do të pranohen ndërsa Marko Grujiç i huazuar te Porto mund të sjellë në arkën e klubit edhe 20 mln Euro të tjera.
Të rinjtë Sheyi Ojo dhe Ben Woodburn nuk mund të qëndrojnë dhe janë në të njëjtën situatë me të pakënaqurit më lart ndaj dhe ata do të huazohen ose do të shiten përfundimisht.
Comments are closed for this post.