Gordana Siljanovska Davkova ka epërsi bindëse ndaj Stevo Pendarovskit pasi ka përpunuar 60 për qind të vendvotimeve. Sipas të dhënave të qendrës analitike të VMRO-DPMNE-së, Siljanovska ka fituar 246.977 për qind ose 44,48 për qind, ndërsa kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, 115.722 ose 20,84 për qind. Bujar Osmani ka 58.634 vota, ndërsa numrin para emrit të Maksim Dimitrievskit e kanë rrumbullakosur 48.393 votues. Për Arben Taravarin votuan 39.127, ndërsa Biljana Vankovskën 26.807. Për Stevço Jakimovskin votuan 5.669, ndërsa të pavlefshme 13.946 fletëvotime.