Gordana Siljanovska Davkova ka epërsi bindëse ndaj Stevo Pendarovskit pasi ka përpunuar 50 për qind të vendvotimeve. Sipas të dhënave të qendrës analitike të VMRO-DPMNE-së, Siljanovska ka fituar 196.342 për qind ose 44,29 për qind, ndërsa kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski, 92.575 ose 20,88 për qind. Bujar Osmani ka 48.317 vota, ndërsa numrin para emrit të Maksim Dimitrievskit e kanë rrumbullakosur 37.126 votues. Për Arben Taravarin votuan 32.665, ndërsa Biljana Vankovskën 10.626. Për Stevço Jakimovskin votuan 4729, ndërsa të pavlefshme 8098 fletëvotime.