Moti sot në Maqedoni do të jetë vranësira dhe reshje lokale të shiut, ndërsa do të ketë edhe erë të fortë

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 15, ndërsa temperatura maksimale do të lëvizin prej 20 deri në 26 gradë celsius.

Edhe ditën e shtunë moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Nga java e ardhshme do të ketë stabilizim gradual të motit me rritje të temperaturës ditore.