Përbërësit
400 ml lëng shege
100 ml qumësht
50 gr niseshte
50 gr miell
200 gr sheqe
Përgatitja
Për të përgatitur këtë xhelatinë me lëng shege qërojmë shegët i bëjmë kokrra. Kokrrat i bëjmë lëng me anë të grirësi elektrik.
Është e rëndësishme që të ndajmë bërsitë nga lëngu.
Të gjithë përbërësit i hedhim në një enë dhe i trazojmë mirë me rrahësen e vezëve.
Enën e vendosim në zjarr të ngadalshëm.
Masën e trazojmë gjithë kohën që ajo të mos ngjitet në fund të enës.
Xhelatinë me lëng shege e lemë në zjarr 5-6 minuta pasi të marri valë.
Kremin e hedhim në tase të vegjël ose pjatë sipas dëshirës.
Pasi xhelatina ftohet shtojmë sipër disa kokrra shegë dhe e shijojmë
Comments are closed for this post.