Marrëdhëniet politike dhe ekonomike janë në nivel shumë të mirë por ekzistojnë potenciale të zhvillohen akoma më shumë për çka institucionet e dy vendeve e kanë vullnetin e nevojshëm dhe qëllimin e mirë për këtë. Pikërisht diplomacia parlamentare dhe marrëdhëniet ndërparlamentare do të kontribuojnë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, vlerësuan kryetarët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Talat Xhaferi dhe Mustafa Shentop, pas takimit të sotëm tet-a-tet në Shkup.
“Marrëdhëniet nuk janë të rëndësishme vetëm për dy vendet por edhe për paqen dhe stabilitetit në Ballkan që është shumë e rëndësishme dhe më gjerë. Turqia do të vazhdojë me mbështetjen e vet për Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të aspiratave për integrimin veriatlantik të vendit. Tashmë jemi në fazën finale të anëtarësimit tuaj në NATO pasi besoj se sa më shpejtë do të përmbyllet ky proces, ndërsa shpresoj se në mënyrë pozitive do të vazhdojnë edhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian edhe pse ndodhin ngece të caktuara”, tha Shenop.
Ai theksoi se Kuvendi i madh kombëtar i Turqisë në mënyrë eksprese e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO dhe shtoi se mund të thuhet se ky është akti që është ratifikuar më së shpejti deri më tani.
Theksoi se paraqet nder për të që është sot këtu, në këtë ditë, siç tha, të rëndësishme për bashkësinë turke në vend, 21 Dhjetori, Dita e mësimit në gjuhën turke në Maqedoninë e Veriut që është konfirmim për urat që ekzistojnë midis dy vendeve.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, shprehu mirënjohje ndaj Republikës së Turqisë për mbështetjen e vazhdueshme të integrimeve euroatlantike të vendit, si edhe ndaj Kuvendit të Turqisë për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ai sugjeroi se është veçanërisht i rëndësishëm bashkëpunimi në mbrojtje, ndërsa ushtarët tanë për momentin janë pjesë e kontingjentit turk në misionin e NATO-s “Mbështetje e vendosur” në Afganistan.
Në kontekst të integrimit në BE, Xhaferi theksoi se mbesim të përkushtuar ndaj agjendës reformuese dhe avancimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe presim që në mars ose maj të vitit 2020 të caktohet data për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Union.
Comments are closed for this post.