Komisioni Europian ka vendosur të rikthejë ndihmat aq të nevojshme për organizatën e OKB-së për palestinezt, UNRWA, të cilat ishin ndërprerë pas akuzave të Izraelit se punonjës të saj qenë përfshirë në sulmet terroriste të Hamasit ndaj shtetit hebre.

12 punonjës të UNRWA-së u identifikuan nga Izraeli si bashkëpunëtore të grupit militant që konsiderohet organizatë terroriste nga SHBA e BE. Por kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini në një letërkëmbim me Komisionin Europian shpjegoi me insistim se organizata e tij nuk ka qenë pjesëmarrëse në krimet terroristre të Hamasit, dhe të gjithë 13.000 punonjësit, që kanë qenë të punësuar në Rripin e Gazës do të rishikohen edhe njëherë.

Një ekip ekspertësh po punon rekomadime të caktuara për të penguar në të ardhmen bashkëpunimin me Hamasin. Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste.