Përplasjet brends myftinisë së Tetovës, sot dolën në opinion ku Silver Xhemaili, ka tentuar të shkoj në zyrat e Myftinsë por ka hasur në rezistencë nga Qani Nesimi, shkruan Monitor.mk. Kjo ngjarje gjatë ditës u ndjek nga një interesim i madh nga opinioni, ku edhe ndërhyri policia për të qetësuar situatën.

Qani Nesimi në këto momente gjendet brenda zyrave të Myftinisë së Tetovës, duke bërë rezistencë që të mos i lëshoj ato. Gjithasht, nga burime të besueshme para myftinisë ka sigurim privat por edhe forca policore për ndonjë eskalim të mundshëm të situatës.

Shaqir Fetahu muaj më parë shkarkoj Qani Nesimim nga posti, ku sipas tij ai ka shkelut statutin e BFI-së. Sot të dyja palët kanë hedhur akuza në drejtim të njëra tjetrës.