Në rrugën Shkup – Bllacë, për shkak të rrëshqitjeve të dheut në rrugë, komunikacioni zhvillohet me kalim të ngadaltë të automjeteve.

Siç informojnë nga Rrugët e Maqedonisë, qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, pa ndonjë lëvizshmëri të lartë.

Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina afër lumenjëve dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht ka të bëjë me rrugët Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.