Qeveria ka kontrolluar dhe për këtë arsye i hedh poshtë spekulimet dhe pretendimet e pasakta të LSDM-së dhe BDI-së lidhur me punën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Inspektimi i kryer nga Inspektorati Administrativ ka të bëjë me aspekte të veprimtarisë arkivore dhe nuk ka evidentuar veprime të kundërligjshme.
Kjo praktikë administrative në punë është krijuar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeveritë e kaluara.
Nëse sipas logjikës së Kuzevskës, kjo është shkelje e ligjit, atëherë do të thotë se ligji është shkelur nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së.
Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara që të inspektojnë dokumentacionin për informim të plotë dhe të saktë të publikut, siç kërkohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Mbetemi të përkushtuar për punë ligjore dhe profesionale në interes të qytetarëve.
Comments are closed for this post.