Një kryetar gjerman, i cili pranoi se infektoi qëllimisht veten me koronavirus, ka thënë se sëmundja ishte më e keqe sesa priste – pasi mori një reagim të madh për veprimet e tij të diskutueshme në mediat sociale.

Kryetari i rrethit Mitte në Berlin tha se ai dëshironte të infektohej vetë, në mënyrë që të zhvillonte imunitet. Ai u infektua me qëllim duke mos u izoluar larg së dashurës së tij, e cila mori koronavirusin kur ishte me pushime në Zvicër.

Stephan von Dassel, 53 vjeç, tha: “Unë mendoj se jam mirë, por kam qenë i sëmurë për një kohë të gjatë, më gjatë nga sa mendoja.

“Unë u infektova me qëllim, për t’u argëtuar dhe mendova, mirë ju e dini, për tre ditë të filloj të shërohem e të fitoj imunitet, dhe pastaj nuk mund të infektohem përsëri dhe nuk mund të infektoj dikë tjetër. Por ishte më keq sesa mendoja.’’

53-vjeçari tha: “Unë isha me mendimin se shmangia e infeksionit kur ishte nën karantinë në shtëpi me një person të infektuar, megjithë masat parandaluese ishte shumë e vështirë për t’u shmangur, dhe për këtë arsye pranova që do të ndodhte dhe u sigurova që të infektohesha sa më shpejt që të jetë e mundur.’’

Disa përdorues të mediave sociale kritikuan veprimet e tij në Tëitter, duke thënë se sjellja e tij ishte “zhgënjyese dhe ai ishte një shembull I keq për të gjithë.

Ndërsa Von Dassel ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ai ishte përgjegjës.

‘’Unë jam përgjegjës për sjelljet dhe veprimet e mija. Do vazhdoj të qëndroj në karantinë derisa të mos kem më rrezik për të infektuar të tjerët.’’