Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Siç informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, dalja e përgjithshme tek këto tre komunat deri në orën 15:00 ka qenë 42.47% , ose 34.814 votues.

Në Komunën e Dibrës deri në orën 17:00 dalja e votuesve ka qenë 36.31%, ose 6.735 votues.

Në Komunën e Ohrit deri në orën 15:00 kanë dalë në votime 44.77 përqind, ose 23.366 votues.

Ndërsa në Komunën e Novo Sellës deri në orën 17:00 për të votuar kanë dalë 43.93%, ose 4.713 votues.

Ndryshe, Ohri dhe Dibra mbetën pa kryetar për shkak të vdekjes së kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2017. Ndërsa ish-kryetari i Novo Sellës u arrestua për trafikim të paligjshëm të cigareve në kufinjtë e Maqedonisë.