Me mbarimin e garës së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian EURO 2020, ka mbaruar edhe angazhimi i trajnerit Igor Angellovski në krye të Përfaqësueses, ndërsa në vend të tij do të jetë trajneri Blagoja Milevski.
Blagoja Milevski u zgjodh trajner i Përfaqësues A, me vendim të Këshillit Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke filluar nga 1 gushti. Ai deri më tani ka udhëhequr me ekipin U-21, ku një pjesë e futbollistëve të ekipit A e kanë pasur si seleksionues. Vendin e Milevskit në U-21 do ta vazhdojë Dragan Kanatlarovski.
“Vizioni për ardhmerinë tonë të futbollit me Blagoja Milevskin si seleksionues i përfaqësues A të Maqedonisë është i qartë. Ai është njeriu që krijoi një grup të jashtëzakonshëm të futbollistëve që tashmë kanë luajtyr në dy Kampionate Europiane, me të rinjët dhe seniorët dhe jemi të bindur që kjo rrugë duhet të vazhdojë”, deklaroi kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini, duke falënderuar paraprakisht Angellovskin për kontributin e dhënë.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut për herë të parë u kualifikua në Kampionatin Evropian, ku nuk arriti të sigurojë as një pikë në EURO 2020 nga gjithsej tri ndeshje që i luajti.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut më 21 qershor me ndeshjen kundër Holandës e mbaroi edhe zyrtarisht garën në Kampionatin Evropian EURO 2020, kampionat ku për herë të parë mori pjesë. Ndeshjen e fundit e humbi kundër ekipit Holandës me rezultat 0-3.
Më 12 nëntor të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u kualifikua për herë të parë në Kampionatin Evropian, pasi fitoi në ndeshjen kundër ekipit të Gjeorgjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut sonte ne seancën e 20-të ka shpërblyer futbollistët e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut nga 10 mijë euro, për shkak kualifikimit në EURO 2020.
Kualifikimi ka nxitur Këshillin Drejtues të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) që të shpërblejë personelin teknik dhe futbollistët me gjithsej 4 milionë e 200 mijë euro.
Maqedonia për herë të parë mori pjesë në një garë si Kampionati Evropian EURO 2020, ku llogariti në 26 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Igor Angellovski. Më 11 maj në hapësirat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zhvillua takimi i parë i Trupit koordinues për mbështetjen e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në kampionatin evropian, ku u diskutua edhe për udhëtimin e tifozëve.
Në fund të muajit prill, UEFA paralajmëroi që ndeshjet e kampionatit evropian EURO 2020 do të zhvillohen në prani të publikut, por me numër të kufizuar. Në rast se do të hapen dyert për tifozët, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur që punonjësit mjekësor të kenë përparësi në blerjen e biletave për ndeshjet e EURO 2020.
Comments are closed for this post.