“I dyshuari i ri në vazhdimësi dhe në mënyrë aktive ka udhëhequr me planin dhe mënyrën e dhënies së shërbimit të sigurimit përmes subjektit juridik. Së bashku me të dyshuarit që kanë qenë të angazhuar për sigurim, në kundërshtim me më shumë nene të Ligjit për sigurim privat, gjatë mbrëmjes kur ka ndodhur zjarri, nuk kanë kontrolluar dhe kanë mundësuar hyrjen e fëmijëve në objekt, nuk janë kujdesur për mbipopullimin e kapacitetit të vizitorëve në objekt, nuk penguan hyrjen dhe përdorimin e substancave shpërthyese” thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Me urdhër të gjykatës dje janë bërë kërkime në dy lokacione në Shkup dhe Probishtip, si dhe në automjetin e të dyshuarit, ku edhe janë marrë dokumente që lidhen me personin juridik dhe pajisje elektronike. Personi është privuar nga liria dhe duke pasur parasysh të gjitha rrethanat dhe bazat ligjore, prokurori publik do të propozojë përcaktimin e masës së paraburgimit.
Comments are closed for this post.