Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së, thuhet se “Marko Bislimovski s’është i pavarur dhe profesional, ai është funksionar partiak i  LSDM-së i cili i përmbush kërkesat dhe dëshirat e Zoran Zaevit.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Bislimovski në vitin 2011 është zgjedhur anëtar i Këshillit Ekonomik dhe Social, që është organ partiak i LSDM-  së.

“Bislimovski është figurë partiake, dhe prej atje nuk mund të ekspert i pavarur i cili do t’i paraqesë qytetarët, por funksionar  partiak i cili kujdeset për interesat biznesore të familjes Zaev. Bislimovski e shkel Ligjin për energjetikë dhe nenin 17 paragrafi 5,  ku thuhet se kryetari i KRRE-së nuk duhet të jetë funksionar partiak. Marko Bislimovski është anëtar i një partie politike”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata thonë se vet emërimi i Bislimovskit për në krye të KRRE-së është shkelje e Ligjit për energjetikë dhe se i njëjti është ilegalisht kryetar i KRRE-së.