Dy artistet shqiptare Kida dhe Dafina Zeqiri kanë paralajmëruar para disa ditësh bashkëpunimin e ri.

Ndërsa së fundmi ato kanë treguar edhe një detaj të ri sa i përket lansimit të këngës, shkruan lajmi.net.

Dafina dhe Kida sot përmes një postimi në ‘Instagram’ kanë treguar datën e publikimit të këngës.

“Nesër 23:59, lujebelin”, ishte mbishkrimi i artistëve.

Ndryshe kujtojmë që dyshja janë duke i shijuar sukseset e projekteve muzikore individuale.