Ministria e Punëve të Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë që t’i evitojnë udhëtimet jo thelbësore në Liban për shkak të situatës komplekse të sigurisë në rajon, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Ju informojmë se fluturimet komerciale për dhe nga Libani janë ende aktive dhe si rrjedhojë, ju rekomandojmë të gjithë qytetarëve që ndodhen aktualisht në territorin e vendit, nëse nuk kanë arsye thelbësore për qëndrimin e tyre, ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të largohen nga vendi.

Ju kujtojmë se Maqedonia nuk ka përfaqësi diplomatiko-konsullore në Republikën e Libanit dhe rrjedhimisht prani dukshëm e reduktuar në vend, gjë që ndërlikon mundësitë për ndihmë gjatë evakuimit të mundshëm, nëse ka përkeqësim të mëtejshëm të situatës së sigurisë”, thonë nga MPJ.