Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të jashtëzakonshëm dhe të autorizuar të Republikës Guinea Bisao me seli në Moskë, Alfredo Kristovo Gomes Lopes.

Presidenti Pendarovski, siç bëri të ditur Kabineti i tij, ka shprehur bindjen se ambasadori me angazhimin e tij dhe përvojën diplomatike do të kontribuojë për avancimin e bashkëpunimit, me inicimin e përmbajtjeve dhe formave konkrete.

“Në periudhën që vijon, duke e intensifikuar dialogun politik mes dy shteteve, jemi të gatshëm që t’i shfrytëzojmë mundësitë për bashkëpunim, si në sferën ekonomike, ashtu edhe në kulturë, art, arsim dhe shumë sfera të tjera në të cilat mund të gjejmë interes të përbashkët”, ka porositur Pendarovski.

Ambasadori i sapoemëruar Gomes Lopes, siç është bërë e ditur në kumtesë, ka theksuar se Republika Guinea – Bisao është ende shtet në zhvillim të hershëm dhe ka shprehur pritshmëri për vendosje të bashkëpunimit me Maqedoninë, i cili do të jetë në favor të të dyja palëve dhe në interes të përbashkët të të dy popujve.

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kolumbisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Budapest, Ignasio Ruiz Perea.

Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, presidenti Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, theksoi se emërimi i Ruiz Pereas për ambasador të ri është dëshmi e miqësisë tradicionale që lidhë dy vendet tona dhe shpreson që kjo miqësi në periudhën e ardhshme të vazhdojë të thellohet me sukses në gjitha fushat me interes të ndërsjellë, si në planin dypalësh ashtu edhe në planin shumëpalësh.

“Republika e Maqedonisë gjithnjë e më shumë i kushton vëmendje zhvillimit të marrëdhënieve me vendet e Amerikës Qendrore dhe Jugore, si rajon me mundësi dhe perspektiva jashtëzakonisht të mëdha zhvillimore. Pavarësisht përkatësisë rajonale të dy entiteteve të ndryshme gjeografike, thellësisht jam i bindur se ka një interes të madh dhe autentik mes qeverive të të dyja vendeve për angazhim të shtuar, si dhe për përpjekje të mëtejshme të përbashkëta në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, theksoi Pendarovski në fjalimin e tij përshëndetës.

Ambasadori Ruiz Perea në fjalimin e tij vlerësoi se Kolumbia vlerëson lart angazhimin e vendit tonë për integrimin evropian dhe angazhimet për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe shpreh gatishmërinë për avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në organizatat ndërkombëtare dhe zhvillimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në fushat me interes të përbashkët. Në ceremoninë solemne, Pendarovski madje shprehu mbështetjen e tij dhe i uroi suksese ambasadorit në misionin e tij diplomatik.