Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë në drejtim jugperëndimor, posaçërisht në pjesën perëndimore të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga -2 deri katër gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga gjashtë deri 13 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë, me diell dhe me vranësira mesatare ku temperatura maksimale do të arrijë deri në nëntë gradë celsius.