Ministri i punëve të brendshme i Maqedonisë Pançe Toshkovski dhe ministri grek i punëve të brendshme Todoros Livanios sot në Prespes, të Greqisë do ta shënojnë nisjen e punimeve të financuar nga BE-ja në Greqi, për hapjen e sërishme të pikës kufitare Markova noga-Lemos.
Siç dihet, punimet ndërtimore në anën e Maqedonisë për ndërtimin e objektit të ri doganor në pikën kufitare Markova Noga filluan në pranverë dhe pritet të përfundojnë në vitin 2026, për të cilin janë ndarë dy milionë euro nga programi i BE-së për Prespën.
Punimet e financuara nga BE në Greqi do të kryhen përmes projektit të bashkëpunimit strategjik ndërkufitar BorPres2 për të përfshirë ndërtimin e një objekti të ri doganor dhe kontrolli policor në Lemos, Greqi, si dhe rinovimin e stacionit ekzistues të policisë në Markova Noga. Për këtë qëllim janë ndarë 7.7 milionë euro në kuadër të programit INTERREG të financuar nga BE-ja për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe afati kohor për punimet është 36 muaj.
Financimi i dyfishtë i BE-së për pikën kufitare Markova Noga – Lemos synon të stimulojë zhvillimin ekonomik të rajonit të Prespës/Prespes.
Në ngjarjen në Lemos do të marrë pjesë edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas.
Comments are closed for this post.