Kryeministri Hristijan Mickoski në Budapest u takua me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Mickoski njoftoi se në bisedë është biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Hungarisë, si dhe për mundësitë për thellimin e mëtejmë të tij.

Hungaria është miku ynë i sinqertë, mbështetës i fuqishëm i integrimeve evropiane të Maqedonisë dhe partner i rëndësishëm strategjik. Në bisedë theksova se Maqedonia mbetet e vendosur në rrugën e saj evropiane, për realizimin e perspektivës evropiane dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Hungaria, me siguri se partneriteti strategjik do të vazhdojë të zhvillohet me dinamikë edhe më të madhe, thuhet në njoftimin e kryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë.

Mickoski po merr pjesë në konferencën SRAS (Konferenca e Veprimit Politik Konservator) në Budapest, e cila konsiderohet tubimi më i madh dhe më me ndikim i partive konservatore në botë.

Foto: FB Mickoski