Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrin pjesë në inauguriumin e 40 kilometrave të parë të autostradës Kërçovë – Ohër, në shtrirjen nga Vërbjani drejt Ohërit, me ndërprerje afër Botunit.

Pjesa tjetër e autostradës, sipas informatave zyrtare, do të duhej të përfundojë deri në fund të vitit 2026.

Gjatësia e përgjithshme e autostradës është 57 kilometra.

Vlera e autostradës Kërçovë-Ohër që po ndërtohet 10 vite, është 589 milionë euro sipas Aneksit nr. 3 të marrëveshjes.